Subscribe

Në kohën kur industria agro-përpunuese ankohet për ndryshimet në paketën fiskale, ministrja e Bujqësisë argumentoi se TVSH e rimbursueshme 6% për fermerët po hiqet sepse deri më sot ajo nuk ka shkuar direkt te prodhuesit bujqësorë.

 

Ajo shtoi se për fermerët do të ketë mbështetje të drejtpërdrejt buxhetore.

 

FRIDA KRIFCA

MINISTRE E BUJQËSISË

 

“FMN ka kërkuar një disiplinë të TVSH-së dhe ndër vite nuk është dëshmuar që këto kanë dhënë efektet e pritshme në politikbërje. Tvsh e rimbursueshme nuk ka shkuar drejtpërdrejt te fermeri. Prandaj kemi menduar buxhetin më të madh të vënë në dispozicion për mbështetje të drejtpërdrejte, për mbështetje në mekanizim. Nuk mund të mbështesin subvencione me nga 50 mijë lekë të reja që merr fermeri, ajo është asistencë sociale. Fondet duhet të shkojnë drejt zhvillimit.”

 

Por nga ana e opozitës u kundërshtuan këto nisma, duke ngritur shqetësimin se kështu vetëm sa do të rriten çmimet dhe do të nxitet importi.

 

“Helidon Bushati: Ky nuk është momenti i duhur, do të çojë në rritjen e kostove dhe të zinxhirit të çmimit.

 

Agron Duka: Bujqësia nuk shihet me prioritet, 100% e grupeve të interesit nuk janë dakord me ndryshimin e paketës fiskale, njerëzit do të kthejnë sytë nga importet. Si dikur, është luftë individësh.”

 

Ministrja Krifca deklaroi se në buxhetin e vitit 2022 janë parashikuar 7.1 mld lekë vetëm për financimin e programit të zhvillimit rural, 3.2 mld prej të cilave do të jenë mbështetje e drejtpërdrejt për fermerët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *