Subscribe

Një ngjarje e rende  ka ndodhur ne orët e para të ditës së sotme në rrethin e Librazhdit në fshatin Xhyrë , ku një cift të rinjsh janë vetehelmuar.

Pak orë pas ngjarjes tragjike, në banesën e tyre, u gjetën në gjendje të rëndë çifti Olsian dhe Rezarta Hajdari.

Kishin 1 vit të fejuar bashkë dhe para 5 ditësh  kishin bërë edhe dasmen .

Sipas informacioneve të marra nga Vizion Plus ka qenë e ëma e Olsit ajo që i ka gjetur të rinjtë, ka hapur derën me forcë, djalin e kishte gjetur me shkumë në buzë, ndërsa nusen e ka gjetur ne gjendje kritike.

Sapo kishe arritur në spital, kishte humbur jeten. Olsian dhe Rezarta Hajdari 27 dhe 19 vjeç, ishin martuar të dielën, ndërsa duket se kishin një lidhje të fortë mes tyre.

Megjithatë kjo ngjarje e ndodhur sot, ku Rezarta humbi jetën për në spital, dhe Olsiani po lufton për të qendruar në jetë, ka shokuar së tepërmi familjarët dhe të gjithë të njohurit e familjes Hajdari.

Nga ana e policisë nuk është dhënë asnjë informaion se kush ka qenë shkaku i helmimit. Gjithashtu edhe nga spitali akoma nuk ka  ekspertiz, gjë e cila do të nxjerrë në pah se cfare helmimi i ka shkaktuar vdekjen 19 vjeçares.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *