Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla deklaroi i bindur se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave me BE. Teksa bashkë me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi morën pjesë në Samitin e Parlamentit Evropian, Balla tha se skeptikët për vendin tonë duhet të prekin nga afër rezultatet.

 

“Shqipëria nuk është dekurajuar nga rezervat dhe skepticizmi i disa vendeve anëtare, të cilëve u është kërkuar që, para se të shprehin qëndrimet e tyre, të vijnë në Shqipëri dhe të prekin nga afër rezultatet e problemet tona. Ne jemi të vendosur në destiancionin tonë europian dhe nuk kemi plan tjetër, as të hapur, as të fshehtë, as sot, as në të ardhmen.”

 

Ndërsa Ruçi nga ana tjetër Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e BE në mënyrë të natyrshme.

 

Më herët ishte Presidenti i PE, David Sassoli ai i cili e quajti boshllëk faktin që Ballkani Perëndimor nuk është pjesë e BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *