Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, deputetja Rudina Hajdari tha se opozita jashtëparlamentare mbështet propozimin e saj për lista të hapura 100 për qind.

Me tone të ashpra, Hajdari u shpre se anëtarët e Këshillit Politik luftojnë për pëfitimet personale të kryetarëve. Sipas saj, PS po tallet me shqiptarët.

“Partia Socialisite i qëndron idesë që mbështet listat e hapura, ndërkohë që nuk është e vërtetë. Nuk i gënjenë dot më shqiptarët. Diskutuam për prezantimin tim për hapje 100 për qind të listave.”

Hajdari theksoi se nuk do tërhiqet nga beteja që ka filluar  ndërsa u zotua se nuk do të negociojë me asnjë palë lidhur me listat e hapura.

“Nuk bëj asnjë marrëveshje në kurriz të shqiptarëve”, theksoi Hajdari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *