Pas termetit te së martes edhe kompania Kastrati eshte solidarizuar.

 

“Tragjedia shqiptare më ka tronditur thellësisht mua dhe familjen time, bashke me vëllezerit e mi. Jemi munduar të ndihmojmë e të lehtësojmë sa mundemi këto ditë. si gjithnjë – pa zhurmë. E kam dhënë në çast urdhërin e mosmarrjes së asnjë pagese nga askush që ka kaluar nëpër rrugën e kombit për ndihmë”, shprehet perfaqesuesi i grupit Kastrati.

 

Përpos heqjes se pagesave grupi Kastarti ka dhuruar dhe nje shume te konsiderueshme.

 

“Pa bërë asnjë publicitet, sepse gjithmonë kam ecur me parimin: “kur ndihmon një rob të zotit në nevojë, duhet ta shohë veç ai lart!”. Unë dhe familja ime kemi ndarë 1.5 milionë euro që kjo dhimbje e madhe që të lehtësohet sado pak.” thuhet ne reagime.

 

Deklarata e Plote

Tragjedia Shqiptare më ka tronditur thellësisht mua dhe familjen time, bashke me vëllezerit e mi.

Jemi munduar të ndihmojmë e të lehtësojmë sa mundemi këto ditë. Si gjithnjë – pa zhurmë.

E kam dhënë në çast urdhërin e mosmarrjes së asnjë pagese nga askush që ka kaluar nëpër Rrugën e Kombit për ndihmë.

Pa bërë asnjë publicitet, sepse gjithmonë kam ecur me parimin: “Kur ndihmon një rob të Zotit në nevojë, duhet ta shohë veç ai lart!”.

Unë dhe familja ime kemi ndarë 1.5 milionë euro që kjo dhimbje e madhe që të lehtësohet sado pak.

Vendosëm ta bëjmë publik kontributin tonë për familjet e tërmetit vetëm që t’i bëjmë thirrje atyre që kanë më shumë se të tjerët: Kjo s’është dita të kurseje asgjë shqiptari që ka shumë për shqiptarin që ka humbur gjithçka!

Ngushëllime familjarëve që humbën njerëz në këtë katastrofë dhe Zoti i Madh qoftë me Shqipërinë e plagosur!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *