Një tjetër tërmet i fortë ka goditur Greqinë pasditen e kësaj të mërkure me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 28 kilometra në jug të Kala Limenit, Heraklion, Kretë, ndërsa thellësia lokale llogaritet në 10.5 kilometra.

Ishulli i Kretës në Greqi, që prej ditës së djeshme është goditur nga disa tërmete të fortë, por mediat helene raportojnë se nuk ka dëme materiale apo lëndime njerëzish./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *