Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Greqi, ku një shqiptar ka vrarë me thikë bashkatdhetarin e tij.

 

Mediat e shtetit fqinj raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Nea Anchialos, ku dy shqiptarët te aferm me njeri tjetrin po hanin e pinin, ndërkohë që më pas kishte pasur një debat me tone të ashpra mes tyre.

 

Sipas mediave greke 45 vjeçari pas konfliktit ka qëlluar tre herë me thikë një 38 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

 

Viktima u godit në sytë e dy fëmijët të tij që në atë moment ndodheshin në shtëpi. Sulmuesi, pas vrasjes doli nga shtëpia në gjendje të dehur, ndërsa u identifikua dhe u arrestua menjëherë nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *