Pas përfundimit të hetimeve, Gjykata e Krimeve te Renda nisi shqyrtimin gjyqësor për grupin e grabitësve të blindave me para që shkonin drejt Rinasit. Autorët e akuzuar për grabitjen që janë dërguar në gjyq janë Dash Kupa, Ernest Kupa, Neim Avdyli, Fatjon Xhuliu, Dritan Sinanaj, Aleksandër Murataj dhe i shpalluri ne kërkim Admir Murataj. Sipas policisë Admir Murataj është kreu i grupit ndërsa të gjitha planet ishin bërë prej tij. Grabitja ndodhi shkurtin e vitit te kaluar ndërsa të arrestuarit akuzohen se nen kërcënimin e armeve rrëmbyen rreth 3.2 milionë dollarë te bankave te nivelit te dyte.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *