Subscribe

Gjykata e Floridas ka rrezuar padinë e Shkëlzen Berishes, djalit te ish-kryeministrit Sali Berisha, ngritur ndaj Efraim Diverolit dhe dy punonjësve te tjere te AEY, Alexander Podrizki, David Packouz por dhe ndaj Guy Lawson dhe botuesit e librit te “Armet dhe Cunat”. Liber i cili me pas u shndërrua dhe ne film me titullin “Qente e Luftes”. Berisha kërkonte denimin e personave te paditur, pasi sipas tij ata kishin gënjyer dhe dëmtuar ate lidhur me përfshirjen e tij ne ngjarjen e Gërdecit.

 

Gjykata hodhi poshtë padinë e Shkëlzen Berishës, bazuar në statusin publik të tij. Sipas saj, për të përcaktuar nëse në një çështje bëhet fjalë për shpifje apo jo, atëherë duhet përcaktuar nëse paditësi është figurë publike apo jo dhe nëse materiali shpifës është një çështje private apo publike.

 

Sipas saj, deklaratat e bëra në këtë rast kanë lidhje me shitjen e armëve dhe korrupsionin që prekte qeverinë shqiptare. Duke bërë një analizë të gjatë, gjykata del në përfundimin se paditësi mund të konsiderohet si një figurë publike, duke qenë se ai është djali i ish-kryeministrit të vendit.

 

Menjehere pas berjes publike te ketij vendimi, Taulant Balla me ane te nje statusi ne Facebook ka deklaruar se ky vendim eshtë një akt juridik, indicie e pakontestueshme për SPAK, për të rihapur hetimin mbi rolin e Shkëlzen Berishës në dy aferat e mëdha të Gërdecit, atë të demontimit dhe atë të trafikut të armëve.

 

Por po nëpërmjet Facebook, ka reaguar dhe Shkelzen Berisha i cili ka saktesuar se as padite e per rrjedhoje as vendimi i gjykatës nuk kane asnje lidhje me tragjedine e Gërdecit. Por vetem me shpifjet e personave.

 

Por serish ka reaguar Taulant Balla i cili e ka cilesuar kete vendim si nje model per drejtesine e re.

 

Edhe pas kesaj deklarate ka reaguar serish Shkelzen Berisha, i cili ka paralajmëruar Ballen me padi ne gjykate per shpifje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *