Subscribe

Megjithëse vrasësi i 77 personave, Anders Breivik, jeton në një qeli me kushte luksoze ku nuk mungon libraria, laptopi, palestra apo dhe kopshti, duket se këto nuk janë të mjaftueshme. Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut është shprehur se shteti norvegjez ka shkelur të drejtat e tij, pasi e ka mbajtur Breivikun të izoluar. Veçimi i tij përbën një cenim të të drejtave të njeriut,  i cili nuk mund të jetojë i tërësisht i mbyllur nga jeta ne komunitet. Në vendimin e kësaj trupe theksohet gjithashtu se autoritetet kanë respektuar të drejtat e tjera,  atë të privatësisë dhe të familjes. Ndërkohë përfaqësuesit ligjor të shtetit norvegjez shprehen të surprizuar nga ky vendi dhe po konsiderojnë dhe një apelim të tij. Ndërsa kryeministrja norvegjeze nuk ka preferuar të komentojë vendimin. Ajo tha se i takon institucioneve të tjera në vend të marrin hapat e duhura. Anders Breivik tronditi mbarë botën në vitin 2011 me dy sulme, një në Oslo ku humbën jetën 8 persona dhe një masakër në një ishull norvegjez duke vrarë 69 vetë, pjesa më e madhe të rinj. Për këto vrasje ai u dënua me 21 vite burg.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *