Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, e cila mund të ishte kthyer në një tragjedi.
Një person ka tenuar të vrasë me armë një tjetër pranë një lokali të frekuentuar në qytetin e Elbasanit.
Raportohet se personi i armatosur i është afruar nga pas personit tjetër dhe në momentin që ka tentuar ta shkrepë armën, i ka ngecur.
Shënjestra sapo ka nuhatur atentatin, ka vrapuar i ndjekur nga pas nga autori i dyshuar, i cili ka tentuar të qëllojë sërish.
Deri në këto momente nga ana e autoriteteve nuk është raportuar për të shtëna me armë apo persona të plagosur.
Pas marrjes së informacionit, policia ka nisur menjëherë veprimet hetimore dhe, sipas të dhënave paraprake, ka identifikuar personin e dyshuar si autor. Forcat e rendit po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa hetuesit po mbledhin prova dhe dëshmi për të rindërtuar dinamikën e plotë të ngjarjes.
Motivi i incidentit mbetet ende i paqartë. Grupi hetimor po verifikon nëse mes personave të përfshirë ka pasur konflikte të mëparshme apo nëse ngjarja ka ardhur për shkak të ndonjë rrethane tjetër.
Ndërkohë që ngjarja ka krijuar panik te qytetarët e tjerë të pranishëm në lokal. Ngjarja raportohet se ka ndohhru rreth orë 15:00 të ditës së sotme.





