Detaje të reja janë mësuar nga shpërthimi me tritol në banesën e Ylli Zallës në Fushë Krujë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbërmjen e së shtunës vonë, ndërsa policia është njoftuar sot paradite nga gruaja e Ylli Zallës, nga Italia.
Lexo edhe :
Related Posts
Dyshimet e policisë janë që lënda plasëse të jetë vendosur nga vetë Zalla, megjithatë po hetohet. Në vendngjarje nuk ka kamera sigurie, dhe ngjarja nuk është filmuar.
Fillimisht gruaja ka pretenduar se përveç tritolit, kanë gjetur edhe një letër kërcënuese, por më pas e ka tërhequr si alibi.
Nuk përjashtohet mundësia që Zalla të jetë larguar nga vendi ilegalisht dhe të ketë inskenuar ngjarjen për të kërkuar azil jashtë me pretendimin se i rrezikohet jeta.






