Mungesa e një unaze këto ditë ka sjell trafik të rënduar në Berat, mjetet bllokohen për minuta të tëra në rrugë trafiku vijon nga Ypsiloni deri ne dalje te qytetit .
Drejtuesit e automjeteve në Berat janë duke u përballuar ditët e fundit me një trafik tejet të rënduar në të gjitha akset rrugore që përshkojnë qytetin e Beratit.
Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në të gjitha rrugët, duke e bërë vështirësisht të qarkullueshëm hyrjen në Berat dhe daljen prej tij.
Duke qënë se Berati është një qytet që përshkohet nga vetëm një rrugë kryesore, kjo ka bërë që makinat të bllokohen në trafik për minuta të tëra.
Edhe pse forca të shumta të policisë rrugore janë të pranishme në çdo aks të qytetit, trafiku ende vijon të jetë i ngarkuar dhe i bllokuar në disa kryqëzime.
Sipas policisë rrugore, ardhja e emigrantëve beratas pranë familjeve në stinën e verës dhe fluksi i shtuar i turistëve ka sjellë edhe shtimin e numrit të mjeteve në rrugë dhe rrjedhimisht edhe trafikun e rënduar në rrugët e qytetit të Beratit.





