Subscribe

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg pa afat Orges Bilbilin. Masa e sigurisë i është komunikuar në spitalin e Traumës ku ndodhet i shtruar pas plagosjes gjatë arrestimit të tij.Sipas Prokurorisë, mbi Bilbilin rëndojnë dy akuza ‘vrasje e punonjësit të policisë mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje’.

Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorit Petrit Hysi për ta lënë në arrest me burg pa afat.

Bilbili i shpallur në kërkim prej më shumë se dy vitesh, u arrestua në një kohë kur i gjithë vendi është në izolim nga koronavirusi.Ai lëvizte i armatosur në rrugët e Tiranës ku u pikas nga një efektiv i forcave Shqiponja në zonën e Xhamllikut.Pasi polici I patruklles i kërkoi kartën e identitetit Bilbili e kërcënoi me armë dhe u largua me vrap.

Gjate ndjekjes efektivi I policise qelloi fillimisht ne ajer per paralajmerim dhe me aps e plagosi në këmbë te kerkuarin. Plumbat u plagosen edhe një këmbësore e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës.

Orges Bilbili së bashku me Lart Haxhiun, vranë Besmir Hidën në qendër të qytetit të Lushnjes. Ai dyshohet si perfshirë edhe për ngjarjen e 11 shtatorit 2017 pranë policisë së Lushnjes ku humbën jetën Jurgen Hoxha d Samir Latifi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *