Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 June 2026
Vizion fokus

Zyrtari i lartë amerikan: Witkoff dhe Kushner do të...

Dita e 31 e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Ministri Salla: Markata e Peshkut në Vlorë, një investim...

“Shoferi lëvizte në mënyrë të paqëndrueshme, gjithçka ndodhi brenda...

Aksidenti tragjik në Durrës-Tiranë, Lamallari: Thellësisht i tronditur, ngushëllimet...

Shoferi humbi jetën në aksidentin në autostradë, shefi i...

Supremja refuzon kërkesën e Trumpit për kufizim të shtetësisë...

1 viktimë dhe 12 të lënduar, policia bën bilancin...

Rishikimi i buxhetit/ Rama: Bonusi i pensionistëve, pasqyrë kuptimplotë...

Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, dy viktima dhe 12...

Gjermani, emigrantët do munden të marrin nënshtetësinë pas pesë vitesh qëndrim

20 Maj 09:34

Në të ardhmen të huajt në Gjermani do të mund të marrin nënshtetësinë pas pesë vjetësh, në raste integrimi të shkëlqyer edhe pas tre vjetësh. Kriter përjashtues do të ishte antisemitizmi.

 

Të huajt që jetojnë prej vitesh në Gjermani do të mund të marrin më shpejt pasaportën gjermane. Deri më tani ata duhet të prisnin tetë vjet për të marrë pasaportën, në të ardhmen do të mjaftojnë pesë. Në një projektligj të koalicionit gjerman, thuhet, se dhënia më e shpejtë e nënshtetësisëdo të ishte “një stimul për t’u integruar më shpejt”, sipas ZDF. Sipas ministres së Punëve të Brendshme të Gjermanisë,  Nancy Faeser (SPD) është i mundur edhe një integrim më i shpejtë. Kush ka arritje të veçanta në integrim mund të marrë edhe pas tre vjetësh nënshtetësinë gjermane. Kjo vlen për ata që flasin shumë mirë gjuhën gjermane, arrijnë në punë rezultate të shkëlqyera apo angazhohen në punë vullnetare.

 

 

E mundur nënshtetësia e dyfishtë

 

 

Kreu i Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani, Josef Schuster e mbështeti këtë rregullore. “E përshëndes shprehimisht”, tha ai. Një veprim antisemitist e ka penguar edhe më parë marrjen e nënshtetësisë, por që tani futet qartësisht në rregullore është një shenjë e mirë. E Majta kritikon, që me këtë presupozohet sikur antisemitizmi është i importuar. Atë e gjen thellë edhe në Gjermani, ka thënë një zëdhënës i Të Majtës.

 

 

FDP kishte kërkuar një ashpërsim të rregullave. Sipas Stephan Thomae duhet të pengohen nënshtetësitë që “çimentojnë marrjen e asistencave sociale”. Liberalët kërkojnë që të “marrin nënshtetësi ata persona që mund të sigurojnë vetë jetesën për veten dhe familjen e tyre.” Rregulloret parashikojnë përjashtime për punëtorët e ftuar, “Gastarbeiter” dhe raste të veçanta vështirësie. Reforma e nënshtetësisë ka qenë e parashikuar në marrëveshjen e koalicionit. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme me ujdinë e arritur në qeveri fillojnë miratimet në landet gjermane./DW/

Posted Under:
Bota Kryesoret Sociale
Tagged:
Gjermani lejeqendrim Nenshtetesi projektligj

Nga e njëjta kategori

“24 vite të vështira në martesë”/ Rrëfehet Moza Ahmeti: Vajzat nuk e pranonin jetën time të re!

më shumë...

Fitoi Ferma VIP 3, Moza Ahmeti në QUO VADIS: Nuk luajta rol, por roli luante veten!

më shumë...

Zyrtari i lartë amerikan: Witkoff dhe Kushner do të takohen me kryeministrin e Katarit

më shumë...

Stuhia sjell dëme në bujqësi në Korçë, era rrëzon pemën mbi makinë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:29

“Së shpejti shihemi në ekran”, Moza Ahmeti:...

10:24

“Do bëj këngë me Taynën”/ Moza Ahmeti...

10:15

Moza Ahmeti: Të sigurosh hormone për 13...

10:09

Mot i keq në Kolonjë, breshëri dëmton...

10:01

“24 vite të vështira në martesë”/ Rrëfehet...

9:51

“Doja të vija në finale, por kur...

9:36

“Kisha pak frikë nga Arbana”, Moza Ahmeti...

9:28

Fitoi Ferma VIP 3, Moza Ahmeti në...

9:22

“Bëra disa gafa…”/ Mimoza Ahmeti ndan detaje...

8:53

Zyrtari i lartë amerikan: Witkoff dhe Kushner...

8:19

Aksident me vdekje në aksin rrugor Pogradec-Qafë...

7:58

Dita e 31 e protestës, qytetarët marshojnë...

7:43

Nëse dikush ndihet rehat kudo që shkon,...

7:17

Aksident në Qafë Plloçë, shoferi humb drejtimin...

7:13

Stuhia sjell dëme në bujqësi në Korçë,...

7:12

Ministri Salla: Markata e Peshkut në Vlorë,...

7:09

“Shoferi lëvizte në mënyrë të paqëndrueshme, gjithçka...

6:32

Aksidenti tragjik në Durrës-Tiranë, Lamallari: Thellësisht i...

6:24

Shoferi humbi jetën në aksidentin në autostradë,...

6:19

Supremja refuzon kërkesën e Trumpit për kufizim...

Më të klikuarat

  • Shoferi humbi jetën në aksidentin në autostradë, shefi i Urg...
  • Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, autobusi me p...
  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Një fëmijë në gjendje të rëndë nga përmbysja e autobusit në...
  • Tragjike në burgun “Jordan Misja”, humbin jetën...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.