Gerti Bogdani ka dhënë dorëheqjen na pozicioni i Sekretarit të Marrëdhënive me Jashtë të Partisë Demorkatike.

 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë, Bogdani në një postim në Facebook, ku shprehet se ka ardhur koha që të angazhohet në pozicione të tjera.

 

“Si rezultat i nje kohe te gjate ne kete pozicion, besoj ka ardhur koha per te pranuar sfida dhe angazhime te reja, per te vazhduar te jap kontributin tim per forcimin e metejshem te Partise Demokratike. Ju garantoj ju dhe çdo anetar te Partise Demokratike qe angazhimi dhe perkushtimi ne keto sfida te reja, do te jete gjithmone maksimal dhe gjithmone duke ruajtur parimin se te drejtat, mireqenia dhe shpresa e munguar, jo vetem e çdo demokrati, por mbi te gjitha e çdo qytetari te ndershem shqipetar, do te jete ylli polar i punes sime. Ndaj, ne kete kuader i kam kerkuar kryetarit te Partise Demokratike te pranoje doreheqjen time nga pozicioni i Sekretarit te Marredhenieve me Jashte te Partise Demokratike.”

 

Ndërkohë, PD ka bërë me dije se dorëheqja e Bogdanit është pranuar nga ana e kreut demokrat Lulzim Basha, ndërsa në vend të tij do të emërohet Arben Kashau.

 

Kashau është me profesion jurist dhe përgjatë viteve 2005-2010 ka qenë Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Integrimit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *