Subscribe

Mundësia që fushata elektorale, ajo zyrtare, të zhvillohet online nuk përjashtohet. Edhe pse askush nuk mund t’i japë përgjigje të saktë rrjedhës së pandemisë dhe masave mbrojtëse që detyron, socialistët janë përgatitur edhe për skenarin më të vështirë, të bërit fushatë në distancë.

 

ARBEN PELLUMBI

DEPUTET, SEKRETAR ORGANIZATIV PS

 

“Kemi thënë që në valën e parë të kësaj pandemie që nuk është një gjë e panjohur që aktiviteti jonë i ardhshëm, i këtij sezoni, bile edhe fushata mund të na detyronte ne që ne të bënim mjaft ndryshe në këtë fushatë elektorale. Ne si Parti Socialiste jemi të përgatitur deri diku të përgatitur për këto lloj situatash. Mbase në një të ardhme, duke qenë se kemi edhe dimrin përpara  dhe është i paparashikueshëm numri i infektimeve mund të na detyrojë që ne më shumë të komunikojmë në mënyrë virtuale sesa në mënyrë fizike.”

 

Komunikimi jo ballë për ballë me elektoratin, kur këtij të fundit i kërkohet vota për një mandat të tretë të “Rilindjes”, do të thotë:

 

ARBEN PELLUMBI

DEPUTET, SEKRETAR ORGANIZATIV PS

 

“Për forcën tonë politike kjo është një e metë në thonjëza sepse ne jemi një parti që përfaqësojmë shtresat më vulnerabël të shoqërisë dhe normal që nevoja për të qenë parni tyre, për të komunikuar me ta ka qenë edhe forca jonë në raport me votuesin dhe elektoratin tonë.”

 

Pretendimit të demokratëve se komiteti Teknik i Ekspertëve priti të mbyllë takimet elektorale të mazhorancës, sekretari organizativ i socialistëve i përgjigjet.

 

ARBEN PELLUMBI

DEPUTET, SEKRETAR ORGANIZATIV PS

 

“Kemi dëgjuar shumë gjëra absurde kështu që nuk është ndonjë çudi e madhe që të dëgjojmë edhe këtë gjë, por nuk besoj që e gjithë bota ngrihet në këmbë për të penalizuar opozitën tonë.”

Me masat e reja që ndalojnë mes të tjerash edhe grumbullimet partiake, por që nuk ndalojnë strukturat të bëjnë punën e tyre për të vjelë sa më shumë vota, si dritare kryesore socialistët do të kenë platformën “Deputeti që Duam”.

 

Përveç vlerësimit për deputetët, ministrat dhe së fundmi edhe kryetarët e bashkisë, anëtare dhe jo të PS-së, mund të kandidojnë për t’u bërë pjesë e listës së kandidatëve për deputet në zgjedhjet e Prillit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *