Subscribe

Zv/ambasadorja amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones ka zhvilluar këtë të martë një takim me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

 

Takimi ka ardhur në kuadër të ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë, KLP dhe KLGJ.

 

Vetë ambasada e SHBA, në një postim në Twitter u shpreh se pret me padurim ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë.

 

Deklaratë kjo që ka marrë dhe mbështetjen e minsitres Gjonaj, e cila po në Twitter pas takimit me zv/ambasadoren amerikane theksoi se u është mirënjohëse partnerëve ndërkombëtarë që Shqipëria ja arriti ditës së madhe të ngritjes së institucioneve të drejtësisë.

 

“Ju jam mirënjohëse partnerëve dhe bashkëpunëtorëve që ja arritëm ditës së madhe të ngritjes të institucioneve te qeverisjes të sistemit të drejtësisë. Në dy ditët e ardhshme fjalën e kanë gjyqtarët dhe prokurorët për të treguar integritetin e tyre në përzgjedhjen e më të mirëve”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *