Subscribe

Me ardhjen e vjeshtës, nis qarkullimi i virozave te ndryshme. Vetëm gjate nje jave, 11 mije persona rezultojnë te prekur nga infeksionet e rrugëve te frymëmarrjes.

 

Per shkak te temperaturës se larte, panikut te prindërve dhe mungesës se besimit te mjeket e lagjes, fluksi i pacienteve përqendrohet ne urgjencat e qendrës spitalore. Vetëm 24 orët e fundit ne pediatrinë e QSUT kane marre shërbim 350 paciente te vegjël.

 

Krejt ndryshe është situata ne qendrat shëndetësore. Vizitat jane me te pakta, ndonëse mjeket pohojnë per shtimin e shqetësimeve nga virozat. Ende nuk ka grip,  por vetëm infeksione te rrugeve te frymëmarrjes.

 

Specialistet e shëndetit publik thonë se kemi hyre ne stinën e virozave gripale dhe kulmi i tyre pritet ne muajt e pare te dimrit. Per te shmangur komplikacionet nga gripi, mjeket rekomandojnë vaksinën, veçanërisht per te vegjlit, nenat shtatzëne dhe te sëmuret kronike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *