Subscribe

Ministri i financave Arben Ahmetaj ka firmosur projektligjin për faljen e detyrimeve tatimore dhe doganore. Drafti i siguruar nga Vizion Plus fshin çdo lloj detyrimi tatimor, doganor sëbashku me gjobat dhe kamatëvonesat deri në datën 31 dhjetor 2011-të. Pas këtij viti, atij që paguan 70% të shumës së detyrimit, i falet pjesa tjetër sëbashku me penalitetet. Ligji përfshin çdo lloj subjekti me status aktiv apo pasiv, përveç të dënuarve për evazion apo fshehje të ardhurash me një vendim të formës së prerë nga gjykata. Përfitojnë edhe bizneset që janë në proces apelimi.

“Nëse tatimpaguesi është në proces ankimimi administrativ ose gjyqësor për detyrimet tatimore/detyrimet e pagueshme në doganë, përfiton nga falja vetëm për detyrimet e papaguara, përfshirë ato për të cilat është vendosur garanci, nëse brenda afatit të zbatimit të këtij ligji, heq dorë nga ankimi/procesi gjyqësor, ose rekursi administrativ dhe i nënshtrohet dispozitave të këtij ligji.”

Përmes këtij neni, nëse kompania “Bankers” që është në negociata me qeverinë për pagesën e 60 milion dollarëve taksa dhe 15 milionëve të tjera gjoba pranon të tërhiqet nga ankimi, atëherë amnistohet. Por falja nuk shtrihet vetëm për bizneset. Edhe qytetarët, të cilët nuk kane paguar taksat e makinës që prej fundit të vitit 2011-të mund të shkojnë dhe ta çregjistrojnë atë te Drejtoria e Transporteve.

Çregjistrimi i mjeteve bëhet pa paguar detyrimet e prapambetura si taksën e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve dhe taksën vjetore të qarkullimit rrugor, taksën vjetore të mjeteve të përdorura, taksën e mjeteve luksoze, si dhe gjobat e llogaritura për efekt të mospagimit të taksave e tarifave. Tatimpaguesit/personat përgjegjës kanë të drejtë që brenda datës 31.03.2017 të paraqiten pranë DPSHTRR për të kryer, pa pagesë, veprimet e çregjistrimit apo për të kërkuar moskryerjen e procedurës së çregjistrimit të mjetit dhe mbajtjen aktiv të tij.”

Falja fshin edhe gjobat për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, ndërsa detyrimet që ka punëmarrësi për këto lloj kontributesh duhet të derdhen. Amnistia është e vlefshme qe nga data e hyrjes ne fuqi e deri ne 31 marsin e vitit qe vjen.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.