E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Firence, ndriçim “led” për Tiranën

Ne vijim te vizitës ne Itali, kryetari i bashkisë se Tiranës Erion Veliaj, ka marre pjese ne dialogun urban se bashku me krerë te bashkive te vendeve te Mesdheut. Veliaj njoftoi partneritetin me Bashkinë e Firences për te krijuar një kompani te posaçme qe do te merret  me ndriçimin e Tiranës, sistemin e kamerave te sigurisë ne trafik.

 

 “Do të vazhdojmë me Bashkinë e Firences projektet konkrete. Jemi në prag të krijimit të një kompanie të përbashkët për ndriçimin publik LED të qytetit, duhet të vendosim edhe një rrjet kamerash për të shtuar sigurinë rrugore, sigurisht edhe për të përballuar fluksin e trafikut që vjen çdo ditë në Tiranë, edhe nga rrethet e tjera, si pasojë e faktit që Tirana ofron shërbime për të gjithë territorin e Republikës dhe për të gjithë qytetarët.”

 

Reklamë

Nga Firence kreu i bashkisë shprehu nevojën e një ligji te veçante për Tiranën ashtu si kryeqytete e tjera europiane dhe shërbimet qe do te përfitojnë .

 

“Do të jemi aktivë edhe në diskutimet që do të kemi për buxhetin, për t’u siguruar që Tirana më në fund stabilizohet nga ana buxhetore sa i përket shërbimeve që ofron, dhe shumë shpejt do t’i dorëzojmë Parlamentit një ligj të posaçëm për Tiranën; ashtu siç ka një ligj për Romën, ashtu do të duhet të ketë një ligj dhe për Tiranën kryeqytet, që u ofron shërbime më shumë qytetarëve se sa banorëve dhe rezidentëve që janë regjistruar aty.”

 

Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës per 2018  do te parashikoje ne buxhet nje fond te posaçëm per flotën e biçikletave dhe autobusët elektrike. Kryebashkiaku tha se shume shpejt do te nise konsultimet e buxhetit me banoret e 24 njësive administrative.

Më shumë video

Reklamë