Subscribe

Protesta e fermerëve të Lushnjës të zonës së Myzeqesë është zhvendosur këtë të enjte është zhvendosur para Ministrisë së Bujqësisë në Tiranë.

 

Fermerët në protestën e tyre kanë disa kërkesa kundrejt qeverisë dhe specifikisht ndaj ministrisë së Bujqësisë. Ato thonë se skema e subvencionit në këtë sektor nuk i favorizon dhe e kanë të pamundur që të përfitojnë fonde.

 

Ngritja e zyrës së studimit të tregjeve është një tjetër pikë e kërkesës së tyre. Po ashtu protestuesit në emër të shoqatës së fermerëve të Myzeqesë, kërkojnë ngritjen e pikave të grumbullimit dhe uljen e disa taksave në sektorin e bujqësisë.

 

Disa përfaqësues të tyre në mesditë janë futur në një takim me sekretarin e përgjithshëm të ministrisë së Bujqësisë për të diskutuar mbi këto kërkesa.

 

Muajt e fundit protesta e fermerëve të myzeqesë ka qenë e fokusuar në Lushnje dhe në Berat.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *