Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën drejt Orikumit.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motor, të cilët janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i lënduar lehtë dhe ka marrë ndihmën e parë në vendngjarje. Ndërkohë, dëmet materiale në të dy mjetet raportohen të jenë të konsiderueshme.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Hetimet vijojnë, ndërsa priten informacione zyrtare për dinamikën e ngjarjes.





