E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Temperatura deri në 39 gradë celcius! Ja qytetet më të nxehta

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin deri në mesditë. Prej orëve mesditës deri pasdite mot me kthjellime e vranësira të pakta deri mesatare përqendruar në relievet e larta kodrinore malore, pas orëve të pasdites mot i kthjellët në të gjithë vendin.

Mot i nxehtë. Reshje të izoluara shiu në formë pikash në majat e maleve në juglindje kryesisht në orët e nxehta të mesditës.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 39 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 20 gradë celcius.

Reklamë

Temperaturat më të larta pritet të arrijnë në qytetin e Shkodrës dhe atë Elbasanit.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi deri në 14 m/s.

Vazhdo të lexosh

Reklamë