Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
26 May 2026
Vizion fokus

Netanyahu: Izraeli do të intensifikojë sulmet ndaj Hezbollahut në...

Ndërtimet pa leje në Sarandë e Ksamil, 11 urdhër-arreste...

Ngushtica e Hormuzit do të hapet 30 ditë pas...

Aksident në Vaqarr, lëndohen disa fëmijë dhe një grua...

Zelensky: Bisedimet me SHBA-në për raketat antibalistike nuk kanë...

Trump: Marrëveshja me Iranin do të jetë “e madhe”!...

“Opozita po shkon vetë te grepi”/ Rama: Së shpejti...

Tension në ajër në Egje, avionët turq kalojnë hapësirën...

“Tërmet” te Milani! Shkarkohen Tare, Alegri, Furlani dhe Monkanda...

Një grua tenton të futet brenda në Gjykatën e...

Fatmir Mediu: Rama nuk e do Europën, ai kontrollon dhe vepron sipas interesave të tij

29 Dhjetor 15:19

Partia Republikane zhvilloi këtë të martë takime me strukturat e saj elektorale ne Korçë.

 

Në fokus të këtij takimi ishte përcaktimi i kandidaturave të kësaj force politike, si dhe zhvillimet politike në vend.

 

Duke vlerësuar situatën e rëndë në vend, kryerepublikani Fatmir Mediu theksoi se: “Jetojmë në kohë të vështira, por është mirë si njerëz të bëjmë dhe analizën se pse jetojmë në kohë të vështira. Ka gjëra që s’i kemi, apo ka gjëra që na i kanë marrë? Nuk dimë, nuk duam,apo nuk na lënë? Pyetja e parë është: A po i gëzojmë liritë dhe të drejtat tona?Ato të cilat besuam dhe luftuam të gjithë. Liri dhe të drejta të cilat janë të shkruara në Kushtetutë. Kushtetuta shkruhet për të respektuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve dhe për të kufizuar autoritetin dhe pushtetin dhe abuzimin e qeverisë. A jemi sot ne, në një sistem funksional demokratik?”

 

Ai reagoi me tone të ashpra ndaj kryeministrit Rama, për të cilin tha se kur ka ardhur në pushtet, ka pasur si qëllim që të shkatërrojë atë që është fuqia dhe autoriteti i çdo shqiptari.

 

“Edi Rama kërkoi të krijojë një bindje dhe vazhdon ta bëjë atë, që politika është e pavlefshme, ka vetëm një njeri në këtë vend, i cili mund të bëjë si të dojë, kontrollon dhe vepron sipas interesave të tij dhe të klanit që ai ka rreth e rrotull, duke ndërtuar regjimin më të korruptuar që ka sot Ballkani. Ekonomia shqiptare, e tha raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar, është nga ekonomitë më të varfëra në Europë. Tha që Shqipëria dhe Kosova janë vendet më të varfëra në Europë. Edi Rama nuk e do Europën. Çdo veprim që bën Edi Rama është kundër Europës. Ka shtatë vjet që Shqipëria refuzohet. Ka shtatë vjet që shqiptarët refuzohen. Refuzohen për shkak se Edi Rama nuk ka bërë asnjë gjë që të realizojë standardet që kërkon Bashkimi Europian. Ne nuk pranohemi në Bashkimin Europian për shkak se nuk kemi plotësuar detyrimet, nuk kemi plotësuar detyrimin për një Reformë Zgjedhore konsensuale, siç e ka kërkuar Bundestagu gjerman. Nuk kemi plotësuar detyrimet për të pasur një sistem gjyqësor funksional, sidomos Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë, e cila u shkatërrua në mënyrë të qëllimshme nga ana e Edi Ramës.”

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Korçe Partia Republikane zgjedhje

Nga e njëjta kategori

Agai vë në lëvizje fermerët, fsheh 10 mijë euro nën tokë

më shumë...

“Po bëj show”, Moza reagon për debatin me balerinin: Ilirin e kam zemër, ka thënë gjëra që…

më shumë...

“Nuk ta kam ndjerë mungesën”, Indri lexon letrën, i jep fund lidhjes me Vanesën: Që kur ike ti, jam i lirë!

më shumë...

Nis Ferma VIP 3 në Vizion Plus, ndiqeni LIVE

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:34

Agai vë në lëvizje fermerët, fsheh 10...

11:27

Disa fshatra në Pogradec në terr, një...

11:09

“Po bëj show”, Moza reagon për debatin...

11:00

“Nuk më bëhet vonë fare”, debati i...

10:22

Dielli kalon në shenjën e Binjakëve, këto...

10:19

Netanyahu: Izraeli do të intensifikojë sulmet ndaj...

9:55

Indri la Vanesën dhe shprehu pëlqim për...

9:53

Ndërtimet pa leje në Sarandë e Ksamil,...

9:48

Ngushtica e Hormuzit do të hapet 30...

9:36

“Nuk ta kam ndjerë mungesën”, Indri lexon...

9:02

Nis Ferma VIP 3 në Vizion Plus,...

8:55

Ushqimet që përmirësojnë kujtesën, çfarë të konsumoni...

8:10

Aksident në Vaqarr, lëndohen disa fëmijë dhe...

8:01

Zelensky: Bisedimet me SHBA-në për raketat antibalistike...

7:41

Trump: Marrëveshja me Iranin do të jetë...

7:10

“Opozita po shkon vetë te grepi”/ Rama:...

7:06

Tension në ajër në Egje, avionët turq...

6:58

“Tërmet” te Milani! Shkarkohen Tare, Alegri, Furlani...

6:46

Një grua tenton të futet brenda në...

6:28

35-vjetori i PS në Durrës, Rama: Shqipëria...

Më të klikuarat

  • Java e fundit e majit vendimtare! Meri Gjini: Hëna në mbushj...
  • “Nuk ta kam ndjerë mungesën”, Indri lexon letrën, i jep fund...
  • Aksident tragjik në Elbasan, makina përplas për vdekje një f...
  • Plagosi shokun me plumb në kokë/ Detaje të reja nga ngjarja...
  • Tritol marketit në Tiranë, i përket babait të vëllezërve Lik...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.