Demokrati Fatbardh Kadilli kërkon që Partia Demokratike të shkëputet nga e kaluara, duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha.

 

Përmes një shënimi të gjatë në rrjetet sociale, Kadilli deklaroi se vetëm kështu PD-ja mund të ringrihet dhe të përballet me qeverinë “Rama”.

 

“Shmangia vjen nga bindja se PD duhet të rinovohet dhe të shkëputet nga çdo gjë që e mban peng. Shmangia vjen që ne si parti të plotësojmë misionin tonë. Që ne si parti të ngremë lart dinjitetin e demokratëve, dinjitetin e votuesve të djathtë, dinjitetin e njerëzve të papërfaqësuar që kërkojnë një propozim alternativ ndryshe nga ky pushtet që na sundon. Që duan të shpëtojnë nga Rama por nuk duan të kthehen pas. Këtë duhet ta bëjë PD. Këtë duhet ta bëjmë ne që duam të kemi PD dhe jo kryetar dhe ish kryetar. Ne që duam më shumë lirinë se sa liderin. Ne që duam demokraci jo autoritet. Ne që duam partinë e anëtarit dhe jo të kryetarit. Në PD sot ka një shumicë dërmuese që e di dhe e kupton kështu si unë këtë peshë që na qëndron e lidhur në këmbë. Që e ka të qartë që zgjatimi pertac i Berishës, kryetari aktual, është një shëmbull i përfitimit nga oportunizmi që po e asfikson PD. Vetëm kjo pjesë e PD mund dhe duhet ta shmangë Berishën. Kjo pjesë e PD duhet të rimarrë peshën e vet në PD, duke e çliruar veten nga dorëzimi përballë autoritetit të Berishës. Duke u shkëputur nga oportunizmi që nxit oferta gënjeshtare e kryetarit aktual. Duke u çliruar pa drojë nga emocioni që e mban peng të historisë. Kjo pjesë e PD duhet të reagojë si shumicë që është.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *