Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
07 June 2026
Vizion fokus

Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në Liban

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

Irani do të jetë në Botëror, pasjiset me viza

Zhgënjen sërish Shqipëria, mundet edhe nga Luksemburgu! Maran e...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Fier-Levan, tre...

Hungaria kufizon lejet e punës për punëtorët nga vendet...

“Pjesëmarrja më e ulët deri më tani”, Rama flet...

“Projektet e zhvillimit kalojnë përmes debatit”, Kumbaro në 35-vjetorin...

Berisha: Të rinjtë do të kontribuojnë në ‘ripërtëritjen’ e...

Miqësorja me Luksemburgun, ja si do të rreshtohen kuqezinjtë

Etjen Xhafaj: Kushtet e Bundestagut të domosdoshme për zhvillimin e Shqipërisë

8 Tetor 20:24

Zv/ministri i Jashtëm, Etjen Xhafaj ka deklaruar se vendimi I Bundestagut gjerman ka ardhur pas një pune intensive të berë nga qeveria në lidhje me përmbushjen e reformave.

 

I ftuar në studion e edicionit qendror të lajmeve në Vizion Plus, Xhafaj teska I cilësoi si të nevojshme kushtet e vendosura nga Bundestagu, u shpreh besimplotë se në 18 tetor vendi do të marrë një përgjigje positive dhe pse Franca e Hollanda nuk e kanë dhënë qëndrimin e tyre.

 

I pyetur në lidhje me dekaratat e Kurtit për bashkim mes Kosovës e Shqipërisë, zv/ministri tha se për këto çështje do të jetë kushtetuta ajo që do të vendosë dhe se është ende herët për të diskutuar.

 

Intervista e Plote:

Parlamenti i Hollandës do të shprehet sot në lidhje me çështjen e negociatave për Shqipërinë. Një vend që është kundër zgjerimit të BE-së dhe sidomos kur bëhet fjalë për Shqipërinë. Si qëndron çështja zoti Xhafaj kur jemi para vetëm 8 ditë para atij vendimi që të gjithë presim?

 

Absolutisht këto janë ditët e fundit të gjithë atij sprinti që kemi bërë gjatë verës, pra pas qershorit dhe vendimit që të shtyhej deri në tetor. Ka pasur një diskutim tejet konstruktiv dhe gjithashtu intesiv me të gjithë partnerët për të shpjeguar ato që janë situatat reale në terren por dhe gjithashtu për të adresuar dhe të gjitha pikat ku kishte probleme nga të gjithë partnerët. Ajo që ishte vendimi I Bundestagut ishte zhvillimi në radhë të parë pozitiv I gjithë kësaj pune intensive edhe është vazhduar më tej me të njëjtën mënyrë edhe për Holandën edhe për Francën dhe me vendet e tjera të cilët pavarëisht se nuk kanë shprehur rezerva kanë pasur gjithësesi shqetësimet e tyre.

 

Sa peshë ka vendimi apo qëndrimi zyrtar I Hollandës, i cili siç mësojmë do të duhet të mësohet sonte pas diskutimeve në Parlament.

 

Vendimi I Këshillit të Europës duhet të jetë prej Këshillit të ministrave të Jashtëm duhet të jetë një vendim unanim pra. Të gjithë vendet duhet ta pranojnë. Rrjedhimisht çdo vend ka një peshë shumë të madhe të shtuar në këtë process. Ne kemi parë gjatë gjithë vitit të shkuar se pas konfirmimit pozitiv të Komisionit Europian ka pasur një punë të jashtëzakonshme nga ata që kanë qenë partnerët tanë edhe në këtë process që nga Italia deri tek vendet e Europës Qendrore. Ka pasur një frymë tejet positive për ta mundësuar këtë hapje të negociatave qoftë për Shqipërinë qoftë për Maqedoninë e Veriut mbi vlerat e punës dhe proceseve që janë bërë bazuar mbi ato që ishin 5 prioritetet kyçe dhe detyrave që janë ndarë. Ajo që është pasha e Hollandës në këtë moment është aktualisht pasha e çdo anëtari tjetër. Pra është një peshë që ka të bëjë shumë me procesin. Ajo që shpresojmë ne të dali në pah dhe të ketë le të themi dhe një vijim në diskutimin e me Francën, e cila deri më tani nuk është shprehur, është që të njihet I gjithë procesi I kryer deri më tani. Ne I kemi pranuar kushtet e Bundestagut si kushte që janë të domosdoshëm jo vetëm për hapjen e negociatave por për zhvillimin e Shqipërisë. Sepse negociatat nuk janë qëllimi në vetëvete, integrimi europian është qëllimi. Në atë rrugë këto kushte janë të domosdoshme për ne për ta përmirësuar vendin dhe për rrjedhojë janë arritur dhe qëllimi është që të pranojmë ato kushte dhe të vazhdojmë rrugën me këto kushte.

 

Përse Hollanda ka disa vite që mund të themi se është e vendosur në një qëndrim jopozitiv me Shqipërinë?

 

Unë nuk mund të gjykojë plotësisht se përse Hollanda ka këtë qëndrim sepse do të thotë që të hyja në disa çështje të brendëshme të cilat janë kryesisht të brendshme dhe specifike për Hollandën. Në fakt ka pasur rezistencë edhe në vendet e tjera. Dhe ka një llojë skepticizmi tek Bashkimi tejet I madh para se të ketë dhe një mundësi qoftë dhe menazhimi. Nga ana tjetër ka dhe shumë probleme të cilat janë probleme të politikës kombëtare të cilat në gjykimin tonë: e para nuk nisen nga gjykimi I situatës aktuale e reale në Shqipëri për ato që janë shqetësimet pavarësisht se shpeshherë përdoret si një justifikim I dukshëm të cilat kur flasim si indicator specific këto nuk qëndrojnë. E dyta ka dhe disa indikatorë të tjerë të cilët përdoren sa I takon situatës dhe gjendjes me shqiptarët në Hollandë të cilat shpeshherë të cilat nuk janë realisht ashtu siç pasqyrohen edhe nga mediat aty. Pra ka një llojë diskuri të brendshëm kombëtar, I cili është mbivendosur çështjes së Shqipërisë dhe shqiptarëve si një popull kandidat për tu bërë anëtar të BE dhe në thelb si një popull që I ka rënjët e veta në Europë dhe aty e ka vendin e tij.

 

Dhe ende nuk ka ardhur përgjigja nga Franca? Cilat janë sinjalet dhe kush janë përpjekjet?

 

Përpjekjet me Francën kanë vazhduar gjatë gjithë vitit të shkuar. Pra që në tetorin e vitit të kaluar ku u diskutua për shtyrjne me një vit e deri më tani ky ka vazhduar e është një diskutim tejet intesiv. Ka pasur me dhjetra vizita qoftë të ministres së Drejtësisë atij të Brendshëm apo dhe ministrave të tjerë për të shpejguar atë që është procesi I reformave që janë marrë në të gjitha sektorët duke u fokusar në mënyrë të veçantë tek ajo që është reforma më domethënëse e këtij procesi që është reforma në drejtësi. Dhe rrjedhimisht në nivel informacioni është shpërndarë I gjithë informacioni. Ne kemi sot një bashkëpunim të paprecedentë për nivelin e koordinimit qoftë për luftën kundër krimit të organziuar qoftë asaj kundër korrupsionit, të cilat po I adreson edhe reforma në drejtësi edhe me Francën edhe me Hollandën por edhe me gjithë vendet e tjera të BE. Pra ka pasur një vijim të kësaj pune. Ajo që nuk mund të themi është qëndrimi pasi ky është ende një qëndrim i paartikuluar. Ka pasur dhe do të ketë një konferencë që është artikuluar konferenca franko-gjermane, e cila do ta adresojë dhe diskutojë edhe këtë çështje. Por ajo që presim ne është që qasja e qartë të dalë në moment të fundit dher deri atëherë të gjitha kanalet janë duke u mbajtur hapur.

 

Zoti Xhafaj, Albin Kurti kandidati kryesor për kryeministër në Kosovë ka filluar të flaës për integrimin mes Shqiëprisë e Kosovës. Cili është qëndrimi I Shqiëprisë në këtë aspekt?        

 

Së pari, qëndrimi I Shqipërisë është gjithmonë në koherencë me atë që janë qëndrimet e politikës së Jashtme të Shqipërisë dhe tani më me atë që është realiteti Kosova si një vend I pavarur. Ajo që duhet të themi është se përshëndesim atë që ka qenë një proces I qetë zgejdhor dhe që ka kaluar pa incidente. Zoti Kurti ka folur ëpr atë që ka qenë qëndrimi I tij në bazë të rezultateve të zgjedhjeve. Ende nuk ka mbaruar numërimi dhe deri në momentin që do të mbarojë në fund, besoj se do të kemi një qasje më të hapur dhe një pamje më të qartë të asaj se kush do të jenë vendimet.

 

 

Posted Under:
Intervista e ditës Politike
Tagged:
Bundestag Etjen Xhafaj kushte Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

“Pjesëmarrja më e ulët deri më tani”, Rama flet për protestën: Nuk i kaloi kurrë 8 mijë njerëz! Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar

më shumë...

“Projektet e zhvillimit kalojnë përmes debatit”, Kumbaro në 35-vjetorin e PS: Iniciativat tona i bëjnë të rinjtë të kthehen në Shqipëri

më shumë...

Berisha: Të rinjtë do të kontribuojnë në ‘ripërtëritjen’ e PD. Do jeni boshti kryesor i arritjes së objektivave

më shumë...

Rama mbron projektin e Zvërnecit, kryeministri sjell modelin portugez. Gonxhe: Analizë e reflektim për protestën

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

11:14

Paola Avdulaj shpallet më e bukura e...

10:50

Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në...

10:45

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

10:20

Irani do të jetë në Botëror, pasjiset...

10:18

Mbajtja nën kontroll e diabetit dhe rënia...

9:57

Zhgënjen sërish Shqipëria, mundet edhe nga Luksemburgu!...

9:50

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

9:07

Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë...

9:02

Nis finalja e “Miss Shqipëria 2026”, ndiqeni...

8:34

Hungaria kufizon lejet e punës për punëtorët...

8:31

“Pjesëmarrja më e ulët deri më tani”,...

7:51

Dasma e vitit! Dua Lipa dhe Callum...

7:25

“Projektet e zhvillimit kalojnë përmes debatit”, Kumbaro...

7:07

Berisha: Të rinjtë do të kontribuojnë në...

6:38

Miqësorja me Luksemburgun, ja si do të...

6:16

Dita e 7-të e protestës, qytetarët mblidhen...

6:00

Berisha: Të rinjtë janë ata që do...

5:52

Izraeli bombaron ndërtesën po ku zhvillohej dasma...

5:49

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ-ja vazhdon të mbështetet...

5:43

Sulm ukrainas në Shën Petersburg, Zelensky iu...

Më të klikuarat

  • “Pjesëmarrja më e ulët deri më tani”, Rama flet...
  • “Ai nuk del nga vetja, publiku e ka dashur në çdo rol&...
  • Eliminimi i dytë brenda natës, kush u largua nga Ferma Vip
  • Nga Londra në Tiranë, Moza merr surprizën e veçantë
  • Alarm në Tiranë, 35-vjeçari prej 3 ditësh i zhdukur, familja...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.