Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 July 2026
Vizion fokus

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në...

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si gjyqe publike

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse jam pro...

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 5 persona

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale për vdekjen...

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë persona

“Projektet e zhvillimit kalojnë përmes debatit”, Kumbaro në 35-vjetorin e PS: Iniciativat tona i bëjnë të rinjtë të kthehen në Shqipëri

6 Qershor 19:25

Drejtuesja politike e qarkut të Gjirokastrës, Mirela Kumbaro, në 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, vlerësoi kontributin e themeluesve dhe të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të kësaj force politike ndër vite, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave dhe parimeve mbi të cilat u ngrit Partia Socialiste.

Ajo theksoi se ky përvjetor shërben jo vetëm për të nderuar të shkuarën, por edhe për të reflektuar mbi përgjegjësitë dhe sfidat që sjell e ardhmja.

Kumbaro: Të gjithë jemi këtu për t’i bërë gjërat si duhet, edhe më mirë, në atë që vjen. Ka një moment kur na duhet një reflektim se asgjë nuk ra prej qiellit. Gjithçka ka nisur me disa gra dhe burra që këtu, në qarkun tonë, kanë hedhur rrënjët e themelimit të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Qarku i Gjirokastrës i ka dhënë jetë themeluesit dhe kryetarit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Sot është një moment i rëndësishëm për të kuptuar që këmbët duhet t’i mbajmë te rrënjët, te toka, te ajo tokë që sot është kthyer në zhvillim dhe ekonomi. Sot është moment për të falënderuar këtë brez që jo vetëm e themeloi Partinë Socialiste, por sepse diti të krijojë terrenin e duhur për të sjellë breza të tjerë. Shifrat me të cilat PS ka të drejtë të krehohet në Gjirokastër janë më të lartat në Republikë. Jo vetëm në qarkun e Gjirokastrës.

Kumbaro, u ndal te transformimi që ka pësuar vendi gjatë viteve të fundit, duke theksuar se besimi i qytetarëve te Partia Socialiste lidhet me rezultatet konkrete dhe zhvillimin e prekshëm në jetën e përditshme.

Kumbaro: Mbi 76% i besojnë Partisë Socialiste sepse e shohin dhe e prekin çdo ditë se ato fjalë që dikur nuk ekzistonin, agroturizmi, turizmi, ekonomia, sot janë realitet. Gjërat nuk shkojnë asnjëherë pa debat, sepse gjithmonë do të ketë debat. Kjo forcë politike demokracinë nuk e ka hipokrizi, e ka realitet. Kjo forcë politike ka ditur të bëjë debate publike dhe do të vazhdojë t’i bëjë edhe sot që flasim, edhe me protesta, sepse Shqipëria është një vend i lirë, një vend demokratik dhe projektet e zhvillimit kalojnë pikërisht përmes debatit.

E tillë ka qenë çdo iniciativë që ne kemi marrë, por që sot e shohim si një realitet që gjeneron ekonomi, i bën të rinjtë të kthehen dhe ka sjellë atë që dikur të gjithë e kishim vetëm një ëndërr: destinacionin kryesor të turizmit në të gjithë Shqipërinë.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Gjirokastër Kumbaro

Nga e njëjta kategori

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit

më shumë...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

më shumë...

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës

më shumë...

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira, arrestohet 43-vjeçari

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:48

Tri shenjat e horoskopit që e kanë...

10:40

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane...

10:13

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

9:46

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis...

9:20

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira,...

8:52

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

8:24

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si...

7:58

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse...

7:54

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen...

7:35

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale...

7:07

Motori përplaset me një kamion në aksin...

6:41

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

6:26

Artisti Kanye West reagon pas koncertit në...

6:01

Korçë/ Përfshihet nga flakët “Vila e Partisë”,...

5:56

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë...

5:38

Netanyahu: Trump të shterojë negociatat me Iranin,...

5:15

SHBA: Irani nuk e kontrollon dot Ngushticën...

4:48

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat...

4:36

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore,...

4:32

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”,...

Më të klikuarat

  • Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari i bie ng...
  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër për gjakmarrje...
  • “Vinte në orët e para të mëngjesit në shtëpi”, flet nëna e t...
  • Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.