Vendi
Dita e 7-të e protestës, qytetarët mblidhen para bustit të “Skënderbeut”, gati marshimi drejt kryeministrisë

Qytetarët janë mbledhur sërish sot, 6 qershor, për të shtatën ditë për të protestuar kundër investimit në Zvërnec dhe kundër qeverisë.
Qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, e më pas do të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë.
As këtë herë nuk kanë munguar pankartat dhe thirrjet e protestës për kundërshtimin e projektit të Zvërnecit.
Ditën e sotme janë zhvilluar protesta edhe nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, në Milano, Londër, Vjenë, Uashington dhe Gjermani.




