Vijon procesi i numërimit për kandidatët në qarkun e Fierit. Nga 189 kuti të numëruara, deri më tani, kandidati që ka marrë më shumë vota është Erion Braçe, me 2936 vota.

Në vend të dytë renditet Lindita Buxheli, e cila ka siguruar 2897 vota.

Gramoz Ruçi renditet i katërti me 2045 vota.

Ajo që tërheq vëmendjen është fakti se vota ka marrë edhe Bashkim Fino, i cili ndërroi jetë para disa kohësh nga komplikacionet e COVID, rreth 70 vota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *