Subscribe

Në kulmin e tensioneve me liderët e Bashkimit Europian, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan është takuar në Shën Petersburg me homologun e tij rus Vladimir Putin. Kjo vizitë, e para pas incidentit të rrëzimit të avionit rus në kufirin turk dhe pas grushtit të shtetit në Turqi, shihet si hapi i parë dhe më i rëndësishëm në rivendosjen e marrëdhënieve të ngushta diplomatike mes dy shteteve. Kjo u konfirmua edhe nga dy liderët ne nje konference per mediat.

Vladimir Putin: Marrëdhëniet mes dy vendeve kanë kaluar momente të vështira, por tashmë i kemi tejkaluar duke vënë interesin publik të parin. Vizita e Erdogan vjen ne nje situate te komplikuar ne Turqi dhe ajo dëshmon se te dyja vendet po rigjallërojnë dialogun dhe marrëdhëniet dypalëshe. Rusia mbështet Ankaranë ne tejkalimin e krizës politike që pason grushtin e shtetit ne vend.

Rexhep Taip Erdogan: Falenderoj homologun rus për takimin dhe pritjen qe na ka rezervuar. Me ketë vizite kemi hapur nje faqe te re ne historinë mes dy vendeve, qe ka baze miqësinë mes nesh. Telefonata e zotit Putin menjëherë pas tentativës për grusht shteti ishte e mirëpritur.

Sikurse shkruhet edhe në agjendën zyrtare në fokus të bisedimeve do të jenë marrëdhëniet ekonomike mes Turqisë dhe Rusisë, si dhe kriza në Siri. Për këtë të fundit, Ankaraja zyrtare ka një pakt me Bashkimin Europian, sipas të cilit Turqia garanton frenimin dhe strehimin e refugjatëve sirian në këmbim të liberalizimit të vizave me unionin. Por tentativa për grusht shteti dhe përpjekja e lidershipit turk për të rikthyer dënimin me vdekje kanë rritur ndjeshëm tensionet mes palëve, duke cenuar dhe paktin në fjalë.
Duke parë këto zhvillime mediat e komentojnë dhe si një lëvizje politike dhe presioni “flirtin” e Erdogan me Putin, duke patur parasysh, pozicionin kyc gjeopolitik të Turqisë dhe rolin që ai luan në fluksin e refugjatëve, më e madhja që prej Luftës së Dytë Botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *