Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
03 June 2026
Vizion fokus

Makinat përplasen kokë më kokë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen...

“Jemi në një luftë hibride”, Rama për investimin në...

Maran e nis me “këmbën e majtë” aventurën në...

Irani paralajmëron: Sulmi ndaj Bejrutit rrezikon rikthimin e plotë...

Gjermania dështon të sigurojë vendin në Këshillin e Sigurimit

SHBA-ja ka ridrejtuar mbi 125 anije tregtare që nga...

Protesta para Kryeministrisë, Rama publikon dy projektet dhe ironizon...

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Turqi, Rubio konfirmon...

Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të rinjtë që...

Tragjedia në Shëngjin, Begaj: Ngushëllime familjeve! Institucionet të marrin...

Epilepsia/ Implanti i trurit redukton krizat me 80%, pacientit 13-vjeçar i ndryshon jeta

25 Qershor 09:26

Oran Knowlson, një 13-vjeçar nga Britania me epilepsi të rëndë , është bërë pacienti i parë në botë që i është nënshtruar një operacioni për të vendosur një implant truri pionier për të kontrolluar krizat e tij. Neurostimulatori, i cili funksionon duke dërguar sinjale elektrike në tru, arriti të reduktojë krizat ditore me 80% .

Operacioni tetë-orësh u krye në tetor në Spitalin Great Ormond Street të Londrës, kur Oran ishte 12 vjeç, si pjesë e ‘projektit CADET’, një seri provash për të vlerësuar sigurinë dhe efektivitetin e stimulimit të thellë të trurit (Deep Brain Stimulation- DBS) në epilepsinë e rëndë. Përveç spitalit të lartpërmendur, në program marrin pjesë University College London (UCL), King’s College Hospital dhe Universiteti i Oksfordit.

Oran u diagnostikua në moshën 3-vjeçare me sindromën Lennox-Gastaut , një formë e rrallë, rezistente ndaj trajtimit të epilepsisë që prek më së shumti fëmijët dhe mund të vazhdojë deri në moshën madhore. Simptomat e tij përfshijnë konvulsione të shumta, aktivitet elektrik jonormal të trurit, probleme të sjelljes dhe paaftësi në të mësuar.

Oran vuajti nga lloje të ndryshme konvulsionesh, duke përfshirë rëniet, konvulsionet dhe zhgënjimin, dhe nganjëherë ndalonte frymëmarrjen dhe kishte nevojë për mjekim për t’u rikuperuar.

Përveç sindromës, 13-vjeçari ka autizëm dhe ADHD, por epilepsia është padyshim pengesa më e madhe, shpjegon nëna e tij: “ Kam pasur një fëmijë trevjeçar të zgjuar dhe brenda pak muajsh, situata u përkeqësua me shpejtësi dhe ai humbi shumë aftësi ”.

Cilësi më të mirë të jetës

Nëna e tij dhe neurokirurgu pediatër dhe kreu i ekipit kirurgjik, Martin Tisdall, theksuan ndryshimin e madh në jetën e Oranit dhe në jetën e familjes, falë pajisjes që e bën atë më të pavarur dhe të lumtur, me një cilësi jete dukshëm më të mirë.

Oran nuk e ndjen pajisjen, të cilën mund ta karikojë çdo ditë përmes kufjeve me valë, ndërkohë që mund të përfshihet në gjëra që i pëlqejnë, si televizori. “ Ai është më vigjilent dhe nuk ka më kriza gjatë ditës. Krizat e natës janë me kohëzgjatje dhe ashpërsi më të shkurtër ”, u tha nëna e tij gazetarëve të stacionit britanik, të cilët vizituan familjen shtatë muaj pas operacionit .

Tre fëmijë të tjerë me sindromën Lennox-Gastaut pritet t’i nënshtrohen operacionit si pjesë e provës klinike. Qëllimi i studiuesve është të përmirësojnë neurostimulatorin në provën e ardhshme në mënyrë që ai t’i përgjigjet në kohë reale ndryshimeve në aktivitetin e trurit dhe të bllokojë krizat para se të ndodhin.

Posted Under:
Anash Bota Shkencë
Tagged:
epilepsi femije

Nga e njëjta kategori

Makinat përplasen kokë më kokë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen drejtuesit e mjeteve

më shumë...

Maran e nis me “këmbën e majtë” aventurën në stolin kuqezi, Shqipëria mposhtet 0-1 nga Izraeli! Hasa debuton me kombëtaren, Mehmeti e nis titullar

më shumë...

Irani paralajmëron: Sulmi ndaj Bejrutit rrezikon rikthimin e plotë të luftës

më shumë...

Costa mesazh politikës 4 ditë para zgjedhjeve: Kosovës i duhen institucione të forta

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

10:21

Makinat përplasen kokë më kokë në autostradën...

10:03

“Jemi në një luftë hibride”, Rama për...

9:57

Maran e nis me “këmbën e majtë”...

9:33

Mos i kombinoni kurrë këto ushqime në...

9:28

Irani paralajmëron: Sulmi ndaj Bejrutit rrezikon rikthimin...

9:02

Costa mesazh politikës 4 ditë para zgjedhjeve:...

8:57

Si të zgjidhni një pjepër, 3 truke...

8:47

Gjermania dështon të sigurojë vendin në Këshillin...

8:03

SHBA-ja ka ridrejtuar mbi 125 anije tregtare...

8:00

Protesta para Kryeministrisë, Rama publikon dy projektet...

7:43

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Turqi,...

7:39

Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të...

7:30

Tragjedia në Shëngjin, Begaj: Ngushëllime familjeve! Institucionet...

7:01

Formacionet Zyrtare/ Ndeshja miqësore me Izraelin, ja...

6:59

Protesta për Zvërnecin/ Policia largon makinat nga...

6:53

Tensione pranë kryeministrisë, hidhet ujë mbi protestuesit

6:45

Protesta për Zvërnecin, tension mes policisë dhe...

6:30

Dita e katërt e protestës, qytetarët mblidhen...

6:21

Tragjedia në Shëngjin, reagon policia: Mbyten dy...

6:20

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të...

Më të klikuarat

  • Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të rinjtë që humbën jetë...
  • Tragjedi në Shëngjin! Dallgët e detit u marrin jetën dy pers...
  • Maran e nis me “këmbën e majtë” aventurën në stolin kuqezi...
  • Zvërneci, Rama: Hetimet e SPAK do u japin fund spekulimeve...
  • Trafik armësh dhe grup kriminal, Gjykata e Posaçme dënon tre...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.