Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 July 2026
Vizion fokus

Xhafaj, kritika ndaj drejtësisë: KLP, një nga hallkat më...

Berisha: “Albanian Files” në SPAK, sulltani i kuq po...

Marine Le Pen shpallet fajtore, dënimi nuk e pengon...

Pezullimi i afateve të paraburgimit për Veliajn, Ndreca: Vendim...

E kërkuar nga Interpoli për atentatin ndaj oligarkut ukrainas...

Samiti i NATO-s në Ankara, Presidenti Trump mbërrin në...

Berisha: Rama e trajton Shqipërinë si çiflig, ja si...

Shpërthime të frota në Damask, ngjarja pranë hotelit ku...

Ministri i Jashtëm iranian: Bisedimet nuk do të nisin...

E mitura shqiptare përdhunohet nga bashkëkombasi i saj në...

EMRI/ Porositi vrasje për gjakmarrje tre vite më parë, dënohet me 25 vjet burg 34-vjeçari

3 Shkurt 10:46

Gjykata e Fierit ka dënuar me 25 vite burg 34-vjeçarin Laert Hasalla, i cili akuzohet se porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje. Vendimi u ekzekutua nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, ndërsa Hasalla ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Sipas hetimeve, në vitin 2023 Hasalla kishte porositur vrasjen e Marius Hasallës, duke paguar 31-vjeçarin Mariglen Matjani, tashmë i dënuar. Ky i fundit qëlloi me armë zjarri në drejtim të një automjeti ku ndodhej objektivi, por nga të shtënat mbeti e plagosur Bajame Sejena, halla e Marius Hasallës, e cila udhëtonte në të njëjtin mjet.

Ngjarja lidhet me një konflikt të hershëm për gjakmarrje mes dy degëve të familjes Hasalla. Shkak i përplasjes ka qenë një konflikt për pronësinë e një toke prej rreth 2 hektarësh, i cili u përshkallëzua në vitin 2021. Në atë kohë, Kastriot Hasalla vrau me armë zjarri 30-vjeçarin Romeo Hasalla, vëllain e Laert Hasallës, dhe plagosi disa persona të tjerë. Për këtë krim, Kastriot Hasalla u vetëdorëzua dhe u dënua me 35 vite burg.

Sipas policisë, atentati ndaj Marius Hasallës u organizua si akt hakmarrjeje për vrasjen e Romeo Hasallës, por plani dështoi dhe viktimë mbeti një person i pafajshëm.

Njoftimi i policisë:

DVP Fier

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 34-vjeçari dënohet me 25 vite burg.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Fierit, e cila e dënoi me 25 vite burg, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë, shtetasin:
L. H., 34 vjeç, banues në fshatin Garunjas, Lushnjë.

Ky shtetas ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte porositur vrasjen e shtetasit M. H., në vitin 2023.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi L. H. kishte paguar shtetasin M. M., 31 vjeç (aktualisht i dënuar), i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e shtetasit M. H.

Si pasojë e të shtënave, mbeti e plagosur shtetasja B. S., e cila udhëtonte në të njëjtin automjet me shtetasin M. H.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Vendi
Tagged:
Dënim fier Hakmarrje Laert Hasalla

Nga e njëjta kategori

Xhafaj, kritika ndaj drejtësisë: KLP, një nga hallkat më të dobta, ka marrë vendime të diskutueshme

më shumë...

Rritet numri i pushuesve në Durrës, vendas dhe të huaj dynden në bregdet

më shumë...

OSHEE, masa për sezonin veror: Janë bërë investime për të shmangur ndërprerjet e energjisë

më shumë...

Berisha: “Albanian Files” në SPAK, sulltani i kuq po vendos ngjyra haremi në Kryeministri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

3:33

Xhafaj, kritika ndaj drejtësisë: KLP, një nga...

3:30

Kosova ngre aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të...

2:49

Rritet numri i pushuesve në Durrës, vendas...

2:47

OSHEE, masa për sezonin veror: Janë bërë...

2:40

Berisha: “Albanian Files” në SPAK, sulltani i...

2:21

Marine Le Pen shpallet fajtore, dënimi nuk...

2:01

Bastet e paligjshme, AMP heton nëse ka...

1:49

Hodhën gurë dhe thyen xhamat e komisariatit...

1:33

Pezullimi i afateve të paraburgimit për Veliajn,...

1:27

E kërkuar nga Interpoli për atentatin ndaj...

1:12

Samiti i NATO-s në Ankara, Presidenti Trump...

1:06

Përfshihet nga flakët një automjet në lëvizje...

12:36

Berisha: Rama e trajton Shqipërinë si çiflig,...

12:27

Shpërthime të frota në Damask, ngjarja pranë...

12:11

Ministri i Jashtëm iranian: Bisedimet nuk do...

12:06

Gjykata rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës për...

11:42

Arsimi rrezikon krizën për mësues, të vjetrit...

11:30

Dhunuan bashkëmoshataren në banesë, policia: Njëra nga...

11:25

E mitura shqiptare përdhunohet nga bashkëkombasi i...

11:18

“Kapitull i ri për shëndetësinë”, spitali i...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Kujdes deri më 12 korrik! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Ek...
  • E mitura shqiptare përdhunohet nga bashkëkombasi i saj në Gr...
  • Dhunuan bashkëmoshataren në banesë, policia: Njëra nga të mi...
  • Avokatët ndërkombëtarë të Veliajt kërkojnë zbatimin e vendim...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.