Subscribe

Na ndajnë vetëm dy jave nga shpallja e çiftit fitues te “Dancing with the stars” dhe konkurrentet tashme janë përfshirë nen ethet e kupës se këtij spektakli.

 

Mbrëmja e 10 ne teatrin e kërcimit ne Vizion Plus, ishte e mbushur me shume surpriza por edhe largime. Ne mes te spektaklit, çiftet qe ishin ne “Dance off” qe nga java e kaluar, Landi me Ermirën dhe Rovena me Eltonin, u përballen.

 

Juria vendosi qe te shpëtonte Landi Hysin, ndërsa çiftit tjetër konkurrent, iu dha një mundësi e dyte qe te presë një nga 5 çiftet e tjera për të shkuar serish ne “Dance off” ne fund te spektaklit.

 

Edhe ketë mbrëmje nuk munguan përplasjet mes jurisë dhe konkurrenteve për pjese te ndryshme te kërcimit.

 

Skenën e “Dancing with the stars” e elektrizuan dy  këngëtarët nga Kosova  MC Kreshta dhe Lyrical Son.

 

Te premten e ardhshme, do te ngjiten ne skene 6 çiftet e mbetura ne garë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *