Dy shtetas të shpallur në kërkim kërkim ndërkomëbtar janë vënë në pranga e policisë dhe priten të ekstradohen nga Londra e Belgjika drejt vendi tonë.

 

Sipas policisë është kryer ekstradimi nga Belgjika drejt Shqipërisë, i shtetasit  Kreshnik Kule, 35 vjeç. I riu rezulton se është dënuar me 10 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

 

Ndërkohë është realizuar me sukses ekstradimi nga Londra drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar, S.P. 40 vjeç, lindur në Fier.

 

Informacionet bëjnë me dije se 40 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier në Mars të vitit 2018, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg” për veprat penale “Falsifikim monedhash”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, ose vizave”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *