Subscribe

“Tramvaji Dëshirë”, ulërinte kundër dhunës ndaj femrës këtë fundjavë në Teatrin Eksperimental. Premiera u duartrokit jo vetëm për këtë mesazh, por edhe për mënyrën se si u përcoll në skenë nga aktorët, duke luftuar edhe me një thirrje tjetër, të mos dhunohen dëshirat.

 

Në pesë premiera të kalendarit artistik skena eksperimentale duket se synon të njëjtin mesazh, por me mjete e subjekte të ndryshme dramatike. E tillë do të jetë edhe drama që pritet të ngjitet në skenë, pas fundjavave të Tramvajit Dëshirë.

 

“Çfarë pa kryeshërbëtorja” thumbonte dhunën e njeriut të pushtetshëm, biznesmenit dhe të ashtuquajturve “profesorë kundrejt vartësve”. Më herët, “Zoti i masakrës” trumbetonte kundër dhunës në shkolla për shkak të bulizmit. E po kështu edhe drama “Një gur gabim”.

 

Kiço Londo thotë se kalendari është ndërtuar qëllimisht kështu. Pasi ne, jemi ende një shoqëri e dhunshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *