Subscribe

Deklaratat e sizmologut grek Akis Tselendis një jave më parë, pas tërmetit që ra në Athinë kanë vënë në lëvizje presidentin Ilir Meta, i cili me anë të një letre drejtuar institucioneve me te larta ne vend, ka paralajmëruar se nje termet apokaliptik do te godasë Ballkanin, duke cituar parashikimin e sizmologut grek.

 

Presidenti Ilir Meta është shprehur i gatshëm të mbledhë edhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare vetëm për këtë çështje, pasi sipas tij çdo nënvlerësim i situatës mund të jetë me pasoja tragjike për jetën e qytetarëve.

 

Por profesori Tselndis i kontaktuar nga Vizion Plus përgënjeshtroi të ketë thënë diçka të tillë, të cilës i referohet presidenti.

 

 

Ne nje prononcim per Vizion Plus ai ka theksuar se presidenti i Shqipërisë Ilir Meta e ka keqkuptuar deklaratën e tij televizive, ku  deklaroi se në ditët në vijim mund të ketë në Athinë lëkundje pas tërmetit, të cilat mund të shkojnë deri në 6 ballë të shkallës rihter.

 

Këto janë lajme të rreme. Nuk e di se si dolën. Në media kurrë nuk kam bërë një parashikim të tillë. Janë falsifikuar shumë deklaratat e mia shkencore në lidhje me sekuencën post-sizmike në Athinë. Ju lutem shumë mohojeni dhe përgënjeshtrojini këto lajme.

 

Athina u godit  më datë 19 korrik nga një tërmet me fuqi prej 5.1 të shkallës Richter, rreth 22 kilometra në veriperëndim të Athinës, pa pasur asnjë të lënduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *