E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

“Nuk ka tjetër si unë”, tifozët turq të çmendur pas Manajt

Rey Manaj është idhulli i tifozëve turq të  Sivaspor.

Nga ndeshja në ndeshje ai ka treguar një performancë të jashtëzakonshme.

Manaj aktualisht është golashënuesi i tretë të Superligën turke, pas Ikardit dhe Dzekos, pasi ka realizuar 18 herë.

Dashurinë dhe mirënjohjen ndaj tij tifozët e Sivaspor po e tregojnë në çdo sfidë, ku banderolat dedikuar Manajt janë të shumta.

Reklamë

E fundit ishte ajo ku shkruhej: “Nuk ka tjetër si unë”.

Me këtë performancë fantastike të Manajt dhimbjet e kokës për Silvinjon sa vijnë dhe shtohen, pasi do të jetë e vështirë për të vendoaur mes tij, Brojës, Dakut, Cikalleshit, Hoxhës dhe Muçit se kush do të jetë titullar në Euro 2024./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë