Subscribe

Një rrugë në Tiranë, në hyrjen veriore të Liqenit Artificial, do të mbajë emrin e sipërmarrësit Dritan Mezini, i cili u nda nga jeta pak kohë më parë.

“Më vjen mirë që kjo rrugë është në botën e Tanit, në atë botë që krijoi skuadër, që njerëzit flisnin mirë për njëri-tjetrin, që thoshin jam krenar për ty, bravo të qoftë. Unë besoj se kjo është patjetër një ditë kujtimi, por nuk është një ditë për të qarë, është një ditë për të festuar jetën e Tanit”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj u ndal edhe tek projektet që Mezini la pas vetes.

“Nuk e di sa do vazhdojë “Dua punë”, nuk e di sa do vazhdojnë shoqatat, nuk e di sa do vazhdojnë shumë prej projekteve, por e di që dashuria e Tanit do vazhdojë, do jetë një dozë që do na frymëzojë të gjithëve”, u shpreh kryebashkiaku.

Dritan Mezini ishte sipërmarrës në fushën e teknologjisë së informacionit, në janar të këtij viti, në moshën 52-vjeçare ai ndërroi jetë pas një ataku kardiak. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *