Asambleja Parlamentare e NATO-s, është mbledhur këtë fundjavë në Sofje të Bullgarisë e në agjenden e saj tre ditore është edhe Kosova.

Gjatë  prezantimit të draft raportit  në Asamble, përfaqësuesi i Britanisë së Madhe  Lord i Mark Lancaster bëri thirrje për normalizim të marrëdhënieve mes Prishtines dhe Beogradit.

“Aleatët duhet të përdorin korniza konsultative për të avancuar çështjen lidhur me statusin e Kosovës. Ata që nuk e njohin statusin e Kosovës, mund të mendojnë pjesëmarrjen e Kosovës në NATO dhe në partneritetin për paqe.”

Përfaqësuesi britanik foli edhe për armatimin e Serbisë nga Rusia  duke thënë se ky është një akt destabilizues për rajonin.

“Ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor është që të destabilizojë këtë pjesë të botës dhe të pengoj integrimet transatlantike, po ashtu për të ndërtuar varësi energjetike në sektor, duke testuar lider të caktuar. Rusia ka mbështetur agjendën e ndarjes, duke i ofruar armatim Republikës Serb.”

Një nga kërkesat e tij ishte forcimi i sundimit të ligjit për Kosovën, Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën.

Nga ana tjeter Beogradi zyrtar  vijoi lobimin  kundër mundësisë së Kosovës per  avancimin e statusit te vendit, nga anëtar vëzhgues në anëtar të asociuar./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *