Me kushtet më të këqija të mundshme, ka nisur numërimi mbrapsht për finalen e sivjetme të Kupës së Francës mes Parisit dhe Lyonit, e cila do të mbahet në Pierre Morois në Lille.

Rreth tre orë para fillimit, dy autobusë që transportonin tifozët e Lyonit u takuan rastësisht në stacionin e pagesës së Fresnes, me tifozët e Paris Saint-Germain të parkuar në të njëjtin vend.

Autobusët e Lionit janë përfshirë nga flakët dhe ka një të plagosur. Menjëherë pas kësaj ata janë kundërpërgjigjur dhe më pas ka nisur konflikti fizik.

Qarkullimi i automjeteve është ndaluar në të dyja anët e autostradës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *