Subscribe

Eduard Selami është i pari deputet i Partisë Demokratike, i cili del hapur pro miratimit të reformës në drejtësi, edhe nëse forca politike që përfaqëson nuk mbështet draftin e propozuar nga ndërkombëtarët.
Deklaratën Selami e bëri gjatë një interviste dhënë për Zërin e Amerikës, ku këshilloi Lulzim Bashën të votojë projektkushtetutën. Sipas tij, përgjegjësia i shkon drejtpërdrejtë Bashës dhe jo Partisë Demokratike. Selami konsideron si të duhurin propozimin hibrid, që palëve iu ofrua nga Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit Viktoria Nuland, gjatë vizitës së saj në Tiranë më 10 korrik. Ligjvënësi demokrat, ish-kryetar i PD-së në fillimvitet ’90, por që u largua nga ish-Presidenti i Republikës në atë kohë Sali Berisha, vlerëson angazhimin e Shteteve të Bashkuara në hartimin e paketës për reformën në drejtësi dhe shtetformimin shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *