Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Zhymë të Lushnjës.
Vizion Plus mëson se një 45-vjeçar ka vrarë me sqepar të ëmën dhe ka plagosur rëndë të atin e tij. Djali vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Lexo edhe :
Related Posts
Menjëherë pas ngjarjes, i riu është larguar në drejtim të paditur.
“Rreth orës 21:20, në fshatin Zhymë, Lushnjë, shtetasi F. D., 45 vjeç, dyshohet se, në banesë, për motive ende të paqarta, ka goditur me një send metalik prerës (sqepar) nënën e tij, shtetasen F. D., 80 vjeçe, e cila, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën, si dhe ka plagosur rëndë babain e tij, shtetasin H. D., 77 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasi F. D., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa pas ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
/vizionplus.tv







