Një ngjarje e pazakontë ndodhi këtë të premte në një fshat të Lushnjës.

 

Sipas informacioneve, një 27-vjeçari kapi mat një çift të ri duke bërë dashuri në tokën e tij. Çifti ndodhej brenda në makinë.

 

Pasi panë të riun, çifti u konfliktua me të. Kjo ka bërë që 27-vjeçari t’i kërcënojë me thikë dhe t’u grabisë sendet personale.

 

Pas ngjarjes, çifti bëri një denoncim në Policië e Lushnjës, e cila vuri në pranga 27-vjeçarin.

 

Pasi e prangosën, efektivët e shoqëruan të riun deri tek ara e tij për të treguar se ku i kishte fshehur thikën dhe sendet e vjedhura.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *