Të shtëna me armë zjarri u raportuan në Lezhë mëngjesin e sotëm.
Policia ka sqaruar ngjarjen dhe sipas njoftimit të uniformave blu, shtetasi M.Gj, 45 vjeç, banues në Rraboshtë është vetëplagosur me armë në këmbë.
“Në spitalin e Lezhës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. Gj., 45 vjeç, banues në Rraboshtë, Lezhë.
Nga hetimet paraprak dyshohet se shtetasi M. Gj., është vetëplagosur me armë zjarri, në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit./vizionplus.tv