Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh afatshkurtra e të herëpashershme dhe vranësirash mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët në pothuajse të gjithë vendin, ndërsa hera-herës kryesisht në orët e pasdites parashikohen shtrëngata afatshkurta me shkarkesa elektrike, dhe breshër, kryesisht në zonën lindore.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 33 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 15 gradë celcius.
Era me drejtim kryesor veriperëndim -juglindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në male, lugina dhe bregdet hera-herës deri 11m/s.





