Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 September 2026
Vizion fokus

Hita mbledh strukturat e Policisë në Korçë, Tiranë dhe...

Rusia godet pikat e karburanteve në Kiev

Vuçiç zbulon kur do të japë dorëheqjen

Pagat e gjyqtarëve/ Rama për vendimin e Gjykatës Administrative:...

Rusi-Ukrainë, luftë me drone! Të dyja palët raportojnë të...

Juristët pro e kundër bojkotit: Pagat e administratës duhet...

“Moratorium për pasuritë publike”, PD: Politikë kombëtare për pronësinë...

Ambasadori bullgar nga Pusteci: Nuk komentoj politikën e brendshme...

Rebelët Houthi zgjerojnë territorin, marrin kontrollin e pikës strategjike...

Rama me nxënësit fitues të olimpiadave: Besoni tek ëndrrat...

Juristët pro e kundër bojkotit: Pagat e administratës duhet të jepen menjëherë! KLGJ e KLP, tejkalim kompetencash

11 Shtator 15:41

Nga Blerina Cene

Vendimi i administratës gjyqësore për të bojkotuar seancat ka sjellë kolaps të sistemit pas bllokimit të pagave. Të enjten, në mbledhjen e jashtëzakonshme të gjyqtarëve, u vendos që ministri i Financave, Petrit Malaj, dhe numri dy i tij të kallëzohen në SPAK për shpërdorim detyre.

Por eksperti ligjor Rezart Kthupi pretendon se moslëvrimi i fondit të pagave nga ana e MF është në fakt një vepër penale. Nga ana tjetër ai thotë se bojktin nuk po e kryejnë magjistratët por administrate gjyqësore, që është në kushte emergjente për tu paguar.

 “E vërteta është që gjyqtarët dhe prokurorët vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e tyre. Do të ishte ky versioni klasik që gjyqtarët nuk bëjnë dot një gjë vetë, se e kanë të kufizuar, do të nxirrnin administratën shtetërore. Nuk e besoj se është kjo. Administrata gjyqësore është shumë herë më e ndjeshme se gjyqtarët ndaj efekteve financiare, të mospagesës. Fakti penal lidhet me pagat e gjyqtarëve, por me pagat e administratës gjyqësore, se janë pjesa më sensitive. Nëse gjyqtarët dhe prokurorët janë më pak të ndjeshëm, ndërkohë që sekretarët gjyqësorë, nëpunësit, ftuesit janë shumë më tepër”, tha Rezart Kthupi, avokat.

KLGJ dhe KLP nuk kanë pse të zbatojnë urdhrin e Gjykatës Kushtetuese, thotë avokati Kujtim Ibraj, pasi nuk kanë në dorë financat e shtetit.

 “KLGJ dhe KLP kanë dalë jashtë binarëve kushtetues për kompetencat ligjore që ata kanë për indeksimin e pagave. Pagat i bën vetëm Parlamenti. Nuk mundet që KLGJ dhe KLP të marrin kompetencat e Parlamentit, sepse ata nuk janë financierë. Krijohet një projektbuxhet, një komision parlamentar, thirren ekspertët. Edhe GJK, kur është shprehur, i ka lënë detyrë Parlamentit, se këta kujtojnë që duhet të zbatojnë vendimin. Pse duhet ta zbatojnë këta vendimin? KLP dhe KLGJ kanë boll me çfarë të merren”, u shpreh Kujtim Ibraj, avokat.

Të dy juristët pranojnë se vendimi i GJK-së do të duhej të ishte zbatuar nga Kuvendi.

“Një sistem gjyqësor jep vendim për veten e tij në radhë të parë, pastaj për qytetarët. Kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese që e detyron Parlamentin brenda 6 muajve të merrte hapat ligjorë. Ne kemi një histori të habitshme në sjellje të Parlamentit me Gjykatën Kushtetuese, ku GJK merr vendime dhe Parlamenti vazhdon t’i injorojë”, tha Kthupi.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të duhej të ishte zbatuar, sepse është vendim i gjykatës supreme. Ngërçi që është krijuar është ngërç institucional që nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e drejtësisë shqiptare. Ministria e Financave nuk mund të bllokonte pagat, siç i kanë pasur më përpara, pastaj ngërçin ligjor do të duhej ta zgjidhte Parlamenti. Nuk mund ta bllokosh gjithë pagën, sepse njerëzit kanë kredi, nevoja familjare”, tha Ibraj.

Në shkurt të këtij viti, Gjykata Kushtetuese urdhëroi Kuvendin të miratojë një ligj të ri për pagat e magjistratëve deri më 31 korrik. Parlamenti nuk miratoi asnjë ndryshim dhe, në këtë situatë, KLGJ dhe KLP vendosën të zbatojnë drejtpërdrejt vendimin e Kushtetueses dhe të rrisin pagat e tyre.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
juristet KLGJ KLP Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Hita mbledh strukturat e Policisë në Korçë, Tiranë dhe Dibër, fokus te siguria në shkolla

më shumë...

Ministri Salla: Siguria ushqimore e fëmijëve, pa kompromis! AKU intensifikon kontrollet me nisjen e vitit shkollor

më shumë...

Pagat e gjyqtarëve/ Rama për vendimin e Gjykatës Administrative: Thesari hapet vetëm me vendim të Kuvendit

më shumë...

Aksion në Vlorë, shemben 6 objekte të ndërtuara mbi kanalin kullues

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

5:13

Hita mbledh strukturat e Policisë në Korçë,...

5:09

Rusia godet pikat e karburanteve në Kiev

4:57

Vuçiç zbulon kur do të japë dorëheqjen

4:34

Ulje temperaturash dhe reshje shiu, parashikimi i...

4:30

Ministri Salla: Siguria ushqimore e fëmijëve, pa...

4:16

Pagat e gjyqtarëve/ Rama për vendimin e...

3:56

Aksion në Vlorë, shemben 6 objekte të...

3:52

Rusi-Ukrainë, luftë me drone! Të dyja palët...

3:41

Juristët pro e kundër bojkotit: Pagat e...

3:23

“Moratorium për pasuritë publike”, PD: Politikë kombëtare...

3:05

Ambasadori bullgar nga Pusteci: Nuk komentoj politikën...

2:56

Pas disa ditësh protestë, Bankers tërhiqet, banorët...

2:51

Rebelët Houthi zgjerojnë territorin, marrin kontrollin e...

2:50

Rama me nxënësit fitues të olimpiadave: Besoni...

2:42

Berisha në Dallas: Takime me eksponentë të...

2:40

Klodiana Spahiu merr drejtimin e Shëndetësisë: Objektivi...

2:23

Kur e kupton që një djalë të...

2:23

Reklamonin p*ostitucionin në rrjetet sociale, arrestohen tre...

2:20

Tre shenjat e zodiakut që s’do ta...

2:06

Pagat/ Padi edhe në Administrative, Gjykata e...

Më të klikuarat

  • Largohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari
  • “Do të kalojë në stolin tim bashkë me mua”, Rama zyrtarizon...
  • Ndryshime në qeveri, Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallari...
  • U kallëzua në SPAK, ministri i Financave publikon pagat: Ja...
  • Rama i besoi Ministrinë e Brendshme, Ervin Demo: Do të jemi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.