E shtunë, 10 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rusi-Ukrainë, luftë me drone! Të dyja palët raportojnë të vrarë e të plagosur në radhët e civilëve

Pesë të vrarë dhe 76 të plagosur është bilanci i një sulmi me dron rus në një qendër tregtare në Ukrainë.

Mes të lënduarve janë edhe tetë fëmijë. Autoritetet lokale nisën operacionet në zonën e goditur, ku dëmet materiale janë te konsderueshme.

Reklamë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dënoi sulmin.

“Rusët përdorën dronë për të vrarë njerëz që thjesht qëndronin pranë qendrave tregtare dhe po kryenin aktivitetet e tyre të përditshme”, tha Zelensky.

Reklamë

Nga ana tjetër edhe Rusia raportoi sulme me dronë ukrainas në territorin e saj.

Në qytetin turistik të Soçit, autoritetet ruse thanë se një sulm me dronë gjatë natës plagosi 28 persona, mes tyre edhe dy fëmijë.

Viktima dhe të plagosur janë raportuar gjithashtu në rajonin e Belgorodit. Për momentin, sulmet vazhdojnë në të dyja anët, ndërsa civilët mbeten ndër viktimat kryesore të konfliktit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë