Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu dhe zv.president i EPP, David McAllister kanë diskutuar për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në European People’s Podcast. Në prag të Samitit  BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet javën e ardhshme, Bregu theksoi se është e rëndësishmë që BE të mbajë premtimet.

 

“Procesi i zgjerimit kërkon kohë, ka sfida dhe është i vështirë. Për këtë arsye, është e nevojshme mbajtja e premtimeve. Bashkëpunimi rajonal është i nevojshëm për të ndertuar një rajon të fuqishëm. Mbi te gjitha, ne jemi të vetëdijshëm që procesi i europianizimit  dhe integrimi europian i vendeve tona, është një axhendë transformuese, dhe jo një datë në kalendar”, ka deklaruar Bregu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *