Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji i është përgjigjur kryedemokratit Sali Berisha dhe Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka, lidhur me akuzat e këtyre të fundit se takimin e një dite më parë në Elbasan e kishte organizuar i shumkërkuari nga drejtësia, Suel Çela.
Me anë të një postimi në Fecebook, Salianji thekson se forca e tij janë qytetarët, dhe këtë e ka treguar kudo.
“E vetmja mënyrë që Edi Rama gjeti për të më ndalur nga përballja me ta në zgjedhje ishin akuzat e fabrikuara, në betejën time kundër një prej grupeve mafioze më të fuqishme në vend. Sepse në garë dhe me garë unë i mund! Këtë e kam treguar në Korçë, në Kavajë, në parti dhe kudo: forca ime e vetme janë, personaliteti, vullneti im dhe mbështetja e njerëzve”, shkruan Salianji.
Më tej ish-deputeti demokrat thekson se në Elbasan ishin të gjithë strukturat drejtuese të PD, ndërsa nuk lë pa thumbuar sërish berishën dhe Nokën, duke ju kujtuar se bënë deputet Arjn ndojën, prokurorin i cili u gjend në nëj amkinë me kriminelët, në vend që t’i luftonte ato.
Postimi plotë i Salianjit:
E vetmja mënyrë që Edi Rama gjeti për të më ndalur nga përballja me ta në zgjedhje ishin akuzat e fabrikuara, në betejën time kundër një prej grupeve mafioze më të fuqishme në vend. Sepse në garë dhe me garë unë i mund! Këtë e kam treguar në Korçë, në Kavajë, në parti dhe kudo: forca ime e vetme janë, personaliteti, vullneti im dhe mbështetja e njerëzve.
Në Elbasan ishte e gjithë struktura vitale e Partisë Demokratike. Akuzat imagjinare, siç ndodh rëndom me armiqtë imagjinarë të qëmotit, se unë paskam takuar ata që i kam denoncuar prej vitesh, duke filluar nga Suel Çela, janë një dëshmi e mjerimit politik. Veçanërisht kur dihet se shumëkush tjetër e ka pasur në krah dhe e ka përdorur për interesa të veta.
Por ç’rëndësi ka kjo. Në kushte të një demokracie dhe jo autokracie do shkoja në gjykatë të përballja çdo shpifës. Por në kushtet e një përballje për shkak se dua që Partia Demokratike të jetë fituese dhe disa rrogëtarë kanë frikën e humbjes së pushtetit e të pazareve po reagoj publikisht një herë, e më pas siç kam bërë çdo herë, do shkoj në vendngjarjet e krimit, korrupsionit dhe bashkëpunëtorëve të tyre në pazare!
Shoqëria dhe demokratët po e bërtasin me të madhe se kanë nevojë të dëgjojnë zgjidhje reale:
– për humbjet e njëpasnjëshme,
– për mosmbajtjen e fjalës,
– për degradimin e debatit në akuza të pavërteta,
– për promovimin e humbësve serialë,
– për cimentimin në karrige e pushtet pa mbështetje,
– për atrofizimin e partisë,
– për pafuqinë për të rrëzuar një qeveri të kalbur nga korrupsioni në çdo hallkë,
– për pafuqinë për të nxjerrë qytetarët në protesta
– për pamundësinë për ta bërë Partinë Demokratike fituese.
Në vend të kesaj drejtuesit që duhet të japin lllogari, kërkojnë llogari dhe përbaltin demokratët!
Sa më përket mua, unë nuk kam emëruar, as komanduar struktura për të zgjedhur deputet të Partisë Demokratike dikë që, në funksionin e prokurorit që duhet të luftojë bandat, gjendet në makinë me to, nën breshërinë e plumbave me kriminelë ndër më të rrezikshmit! Kjo është vijë e kuqe dhe dëmtim i kartës morale të opozitës!
Kam vazhduar dhe do të vazhdoj në rrugën e duhur: takimet me demokratët, ballë për ballë, me lirinë time dhe të vërtetën, pa ndalim. Demokratët dhe populli opozitar meritojnë rotacion.





